Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu rikthye për të disatën herë bashkëpunimit ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, por këtë herë u ndal më shumë te kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vuçiç, sipas portalit maqedonas 4neës.mk, tha se, sipas disa indekseve amerikane, kapacitetet e FSK-së vlerësohen më të fuqishme se ushtritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
“Nuk e them unë këtë, është këndvështrimi i tyre, jo i imi”, ishte komenti i tij, i pasqyruar më tej edhe nga media të tjera në Shkup, ndërsa ka këmbëngulur të tregojë se bëhet fjalë për vlerësime të bazuara në analiza ndërkombëtare.
Kreu i shtetit serb ndodhet aktualisht në Indi, ku po merr pjesë në një samit kushtuar inteligjencës artificiale e ku raportohet të ketë pasur takime me kryeministrin indian Narendra Modi, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç.
Ai sërish ka përcjellë shqetësimin se aleanca është krijuar në mesin e gjasave për një konflikt të mundshëm në Europë në të ardhmen, dhe një shënjestrimit të Rusisë. Deklarata të ngjashme, Vuçiç bëri edhe në 13 shkurt nga Mynihu, duke thënë se “kërcënimi më i madh për Republikën e Serbisë është aleanca ushtarake Kroaci-Prishtinë-Tiranë”.
Top Channel