LIVE/ Një i vrarë me thikë dhe një i plagosur në Tiranë, detajet nga ngjarjet e rënda. Policia identifikon autorët

20/02/2026 16:59

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur kryeqytetin pasditen e kësaj të premteje.

Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, është vrarë me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, është sulmuar nga një grup të rinjsh.

Ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, duke humbur jetën kur ka mbërritur në spital.

Në harkun kohor të 10 minutave, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në rrugën e Kavajës, ku 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku ka mbetur i plagosur, gjithashtu pas një konflikti të çastit.

Sipas njoftimit të policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

17:00 “Pse më ngacmon të fejuarën”, si nisi sherri në Rrugën e Kavajës/ 34-vjeçari u qëllua me plumb në bark, partnerja e transportoi në spital

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, në Rrugën e Kavajës. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se 34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë.

16:29 Dy ngjarje brenda 10 minutash, policia me njoftim zyrtar për vrasjen dhe plagosjen në zonat e ndryshme të Tiranës: Autorët janë identifikuar

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për dy ngjarje që ndodhën brenda 10 minutash në kryeqytet, me pasojë në jetë njerëzish. Sipas bluve, 31-vjeçari i vrarë me thikë pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë edhe plagosja që ka ndodhur në një zonë tjetër të Tiranës, po hetohet, ndërsa i lënduari 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

16:28 Mbeti i vrarë me thikë pas sherrit, viktima ish-polic i burgjeve

Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se dyshohet se viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal.

15:53 Të shtëna me armë në kryeqytet, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se një person, i identifikuar si Akil Koxhaxhiku, është plagosur si pasojë e të shtënave.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB