Ankesa për insulinat falas, Shoqata e Diabetit: Pacientët po paguajnë 600 lekë për penat

20/02/2026 15:24

Shoqata e fëmijëve dhe te rinjve me diabet denoncon faktin se insulinat të cilat prej vitesh i kane marre falas tani u kërkohet të paguajnë.

 “Shoqata e fëmijëve dhe të rinjve me diabet, prej 6 muajsh na kërkohet 600 lekë për pene. Nuk ka ndodhur në tregun shqiptar të shiten insulinat”, u shpreh Asim Toro.

Shoqata e fëmijëve dhe të rinjve me diabet i ka dërguar letër ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në lidhje me këtë shqetësim dhe përgjigja që marrin është se insulinat rimbursohen 100 %. Por në fakt insulina që pacientet me diabet merrnin falas ka kaluar si alternative me pagesë dhe një tjetër lloj insuline jepet falas për të cilën pacientët kanë dyshime.

Përveç institucioneve shqiptare Toro thotë se do të drejtohen në organizatave ndërkombëtare në BE.

Sipas Zotit Toro me listën e re të barnave me rimbursim pritet që të tjera medikamente të cilat i kanë jetike të kalojnë nga falas me pagesë, pasi si alternativë e parë që jepet falas FSDKSH ka planifikuar barna të tjera shumë më të lira që sipas tyre cenojnë cilësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB