Ushtronin prostitucion në një apartament në zonën e ‘Don Boskos’, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani, procedohen dy përfitues

19/02/2026 09:19

Dy shtetase nga Kazakistani janë arrestuar pasi janë kapur duke ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qera në zonën e Don Boskos.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ranë shtetaset nga Kazakistani M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe. Ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe për dy shtetas të cilët dyshohet se përfitonin nga veprimtaria e paligjshme.

Sakaq, gjatë kontrollit fizik në banesë një shumë parash dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 5”.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani.

Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 5″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kazakistani M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB