Historike/ As Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo nuk e kanë bërë atë çfarë bëri Anthony Gordon….
‘Flamuri nuk mund të hyjë’- Me këto fjalë një punonjëse e siguruisë ka ndaluar një fëmijë 12 vjeçar në hyrje të Arena di Santa Giulia, pak para fillimit të ndeshjes gjysmëfinale në hockey për vajza mes SHBA dhe Suedisë në Lojërat Olimpike Dimërore.
‘Krimi’ ishte mbajtja e një flamuri të Bashkimit Evropian. Ishte një episod që arriti në kufijtë e paradoksit, djali nga frika se mbetej jashtë e hodhi flamurin në kosh, por një punonjëse tjetër e sigurisë u shfaq më fleksibël, por e kujdesshme teksa ia ktheu flamurin fëmijës: ‘Mbaje, por mos e shpalos jashtë’
PARADOKSI-Sipas interpretimit rigoroz të Kartës Olimpike, flamuri i BE ashtu sikurse edhe ai i paqes, shpesh klasifikohet si simbol ‘politik’ dhe jo si simbol kombëtare. E megjithatë, IOC e pranon rregullisht në protokollin institucional. Rezultati i kësaj zone gri, u konkretizuar në mbrëmjen e së mërkurës kur prindërit e 12-vjeçarit shkaktuan polemika të shumta
KOMUNIKATA-Fondacioni Milano-Cortina ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje dhe doli me një komunikatë për shtyp. ‘Komiteti Organizativ është në dijeni të episodit që ka përfshirë një spektator të ri gjatë gjysmëfinales së hokejit në akull të cilit iu konfiskua një flamur gjatë kontrolleve në hyrje të impiantit. Flamuri nuk ishte i ndaluar sipas rregullores dhe situata nuk u menaxhua në mënyrën më korrekte, sidomos duke marrë parasysh moshën e spektatorit. Na vjen keq për çfarë ndodhi dhe kontaktuam me familjen. E diskutuam çështjen me Departamentin e Sigurisë dhe Milano-Cortina 2026 vazhdon të jetë e impenjuar për të garantuar një ambient mikpritës dhe gjithëpërfshirës për të gjithë spektatorët-lexohet në komunikatë
Top Channel