Do të shtrihet në më shumë se 350 hektarë, zyrtarët e Trump planifikojnë të ndërtojnë një bazë ushtarake me 5,000 persona në Gaza
Në një fjalim të mbajtur në Bordin e Paqes, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të garantuar një të ardhme më të mirë për popullin e Gazës.
President Trump shtoi se kostoja e luftës është gjithmonë më e lartë sesa investimi në paqe, duke sjellë si shembull konfliktin e gjatë mes Armenia dhe Azerbajxhani.
“Kemi punuar së bashku për të siguruar një të ardhme më të mirë për popullin e Gazës. Shumë vende të botës janë treguar bujare me kontributet e tyre, dhe SHBA ka qenë jashtëzakonisht bujare. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se paqja. Lufta gjithmonë kushton më shumë sesa përpjekja për të ndërtuar paqen. Ju keni luftuar për më shumë se 30 vite; erdhët në zyrën time dhe më thatë se konflikti zgjati 32 vite. Ju lutem, ngrihuni në këmbë. Nuk ishte aspak i lehtë konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit,” u shpreh Presidenti Donald Trump.
Top Channel