Foto+Video/ Mbyllet takimi inaugurues i Bordit të Paqes, Rama dhe Osmani bisedojnë me Presidentin Trump

19/02/2026 17:57

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington është mbyllur.

Menjëherë pas mbylljes së takimit, Presidenti Trump u takua me të gjithë liderët që morën pjesë.

Ai gjithashtu u takua edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të tre ata shkëmbyen gjithashtu disa fjalë me njëri-tjetrin gjatë takimit.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Bordit, Rama përmendi gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së, duke iu drejtuar Presidentit Trump me: “Le të bëjmë diçka përpara se gjërat të bëhen më keq”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB