Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali/ 80 vjedhje në tre vite, 30-vjeçari hapte hekurat e dritareve të shtëpive me… Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai iu drejtua Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahen në një gjyq prej 6 vitesh.
Ai kritikoi drejtësinë europiane, që sipas tij është sponsorizuar nga disa vende prezente në Bordin e Paqes dhe që duhet t’i vijë turp.
“Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.
Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.
Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.
Edhe njëherë, ju falënderoj që përfshitë Shqipërinë në këtë nismë fisnike. Duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe vendet arabe, shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm”, tha Rama.
Top Channel