“Abuzim seksual me një të mitur”/ Policia britanike i bën thirrje qytetarëve për ‘famëkeqin’ Epstein: Nëse keni dëshmi dhe informacione…
Të paktën 38 minatorë kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm gazi që ndodhi mëngjesin e sotëm në një minierë plumbi në shtetin Nigeria, bëjnë të ditur burime lokale për AFP.
Sipas shefit lokal Aliyu Adamu Idris, 27 persona të tjerë janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonë për të verifikuar nëse ka ende të bllokuar në galeritë nëntokësore.
Një minator, Ibrahim Datizo Sani, i cili shkoi në vendngjarje menjëherë pas incidentit, deklaroi se shpërthimi ndodhi mes orës 07:30 dhe 08:00 sipas kohës lokale. Ai tregoi se në momentin e ngjarjes punëtorët ndodheshin brenda boshtit të minierës kur papritur ndodhi shpërthimi.
“Bëmë gjithçka për t’i shpëtuar, por për fat të keq shumë prej tyre nuk arritën të dilnin gjallë”, tha ai.
Shteti Plateau konsiderohet historikisht qendra kryesore e industrisë minerare në vend, megjithëse prodhimi ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për shkaqet e sakta të tragjedisë, ndërsa hetimet pritet të nisin së shpejti.
Top Channel