Nga 6 deri më 15 mars do të garojnë 6 sportistë rusë, mes të cilëve edhe kampioni Alexey Bugaev, dhe 4 sportistë bjellorusë.

Hiqet pezullimi. Në Paralimpiadën Milano-Cortina që do të zhvillohet më 6-15 mars, 6 sportistë nga Rusia dhe 4 nga Bjellorusia mund të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre. Pra, nuk do të jenë më neutralë.

Konfirmimi ka ardhur nga “International Paralympic Committee” (Ipc) dhe komitetit paralimpik rus i është bërë me dije se ka 6 vende: 2 në ski alpine (një për meshkuj, një për femra), dy në ski në terren të hapur (një meshkuj, një femra) dhe dy në snowboard meshkuj. Komitetit paralimpik bjellorus i janë dhënë 4 vende, të gjithë në ski në terren të hapur (një meshkuj dhe tre femra).

Dy vendet u pezulluan pas sulmit ushtarak të Ukrainës në shkurt 2022. Sportistët e tyre u pranuan pa simbole kombëtare në Paris 2024, ndërsa tani pezullimi ka rënë. Mes pjesëmarrësve në Milano-Cortina është konfirmuar prania e kampionit të shumëfishtë rus Alexey Bugaev në ski aplin.

Vendimi i fundit për pranimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë me simbole kombëtare në Paralimpiadën Milano-Cortina ka shkaktuar zemërim të thellë në Kiev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB