E PLOTË/ “Si ka mundësi që nuk e dija?”, mesazhi i Ramës pas akuzave të SPAK për zyrtarët pranë tij: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetin social Facebook, pas mbajtjes së Ministerialit të Korridorit VIII në Tiranë, i organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Teksa publikoi pamjet e Ministerialit të drejtuar nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, Kryeministri theksoi se “ky është moment i ri për avancimin e sinkronizuar të një arterieje strategjike për ndërlidhjen, ekonominë dhe ndërveprueshmërinë e aleatëve, që forcon arkitekturën e sigurisë europiane”.
“Tirana mirëpriti sot Ministerialin e Korridorit VIII, nën kujdesin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, një moment i ri për avancimin e sinkronizuar të një arterieje strategjike për ndërlidhjen, ekonominë dhe ndërveprueshmërinë e aleatëve, që forcon arkitekturën e sigurisë europiane“, shkruan Rama.
Top Channel