Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Janë vrarë mbi 1300 persona 11/03 02:16
Irani dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje detare në Detin e Omanit dhe në Oqeanin Indian të enjten, raportoi agjencia e lajmeve Fars, disa ditë pasi Garda Revolucionare kreu stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.
“Konvergjenca dhe koordinimi mbi masat e përbashkëta për të luftuar aktivitetet që kërcënojnë sigurinë detare, si dhe luftimi i terrorizmit detar janë ndër qëllimet kryesore të këtyre stërvitjeve të përbashkëta”, citohet të ketë thënë komandanti i Marinës Iraniane Hassan Mahsudlou nga Fars.
Kujtojmë se këto stërvitje mbahen nën presionin e një sulmi amerikan ndaj Iranit si dhe praninë e shumë forcave amerikane pranë ujërave iraniane.
Top Channel