Atalanta nuk arriti të shpëtonte nga humbja ndaj Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, duke u mposhtur 0-2, edhe pse luajti më mirë në disa momente të ndeshjes.

Për kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti, kjo ishte një ndeshje e vështirë, duke pasur një performancë të dobët në vendosjet e gabuara që çuan në të dy golat e pësuar.

Në këto raste, Gjimshiti, i cili kishte pozicionin e qendërmbrojtësit në linjën e mbrojtjes me 3 lojtarë, nuk arriti të ndihmonte skuadrën për t’u mbrojtur.

Pas një pjese të parë të dobët, trajneri Raffaele Palladino e zëvendësoi Gjimshitin në minutën e parë të pjesës së dytë, duke treguar pak durim për gabimet e bëra. Sipas “SofaScore”, Gjimshiti mori notën më të ulët në fushë, 6.1, së bashku me Gianluca Scamacca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB