Pas 4 vitesh pezullim prej luftës, vjen lajmi i madh/ Sportistët rusë dhe ukrainas, me himnin dhe flamujt e tyre në gara
Rafa Benitez mund të jetë në prag të shkarkimit si trajner i Panathinaikos, pas një starti të pafavorshëm që ka shkaktuar tensione në dhomat e zhveshjes.
Trajneri 65-vjeçar, i cili mori drejtimin e gjigantëve grekë në tetor me një kontratë rekord prej dy vjetësh dhe gjysmë, që vlen 4.4 milionë paund në sezon, ka arritur të fitojë vetëm 13 ndeshje nga 25 të zhvilluara, me gjashtë humbje në të gjitha kompeticionet.
Lajme nga burime të afërta me skuadrën bëjnë me dije se disa lojtarë janë të pakënaqur me metodat e Benitez, duke u shprehur se përgatitjet para ndeshjeve nuk janë të mjaftueshme dhe se ka mungesë analizash taktike për t’i ndihmuar ata të organizohen për kundërshtarët.
Pas një barazimi të pafavorshëm në shtëpi kundër AEL të dielën, pozita e Benitez ka bërë që të jetë e paqëndrueshme, me Panathinaikos që mbetet i pesti në renditje, me një ndeshje më pak dhe gjashtë pikë pas Levadiakos, që ndodhet në vendin e katërt.
Një raportim nga gazetarët e Live Sport thotë se dy ndeshjet e ardhshme të Panathinaikos në Europa League kundër Viktoria Plzen dhe OFI në kampionat do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit spanjoll.
Top Channel