“Çështja e Ballukut test për Shqipërinë”, kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Nuk e takoj Berishën, protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

18/02/2026 15:34

Bashkimi Europian vjen me mesazhe të qarta në Tiranë sa i takon hetimit të zv.kryeministres Belinda Balluku, protestave të dhunshme të opozitës apo iniciativës ligjore të PS-së për të mos lejuar pezullimin nga detyra të krerëve të shtetit.

Mesazhet i ka dhënë kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, një emër i njohur për politikën e Tiranës.

Në 2017, kur PD-ja kishte ngritur çadrën përballë Kryeministrisë, ai u thirr si negociator mes Bashës dhe Ramës.

Megjithatë 9 vjet më vonë, McAllister zgjodhi të mos takonte kreun e PD-së, Sali Berisha, por tre deputetë të saj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi.

Në konferencën për shtyp ai u pyet edhe për hetimin ndaj zv.kryeministres Balluku. Sipas McAllister, hetimi i kësaj çështje është një test për Shqipërinë.

14:22 Nisma e PS për ndalimin e pezullimit të ministrave nga SPAK, Gonzato: Do e konsultojmë me qeverinë, të mos preket Reforma në Drejtësi e 2016

Partia Socialiste ka çuar në Parlament një draft për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që pengon pezullimin nga detyra të Presidentit, Kryeministrit, zv.kryeministrit, ministrave dhe gjyqtarëve të Kushtetueses.

13:55 “Çështja ‘Balluku’ test për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit”, kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Të zgjidhet nga qeveria shqiptare

Çështja “ Balluku ” do të jetë një test për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Deklaratën e bëri në Tiranë kreu i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, gjatë një konference për shtyp.

13:44 “Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, Parlamenti Europian: Shumica të afrojë opozitën në dialog, duhet stabilitet

Parlamenti Europian ka dhënë një mesazh të qartë të Tiranë sa I përket sjelljes së maxhorancës dhe opozitës. Kreu i komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister tha në një konferencë për shtyp se shumica duhet të përfshijë opozitën në dialog politik dhe kjo e fundit të heqë dorë nga protestat e dhunshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB