Lara Colturi është në ditën e saj kryesore sa i përket pretendimeve të saj për medalje, në disiplinën e Slalomit.

Në lëshimin e parë të mëngjesit skiatorja kuqezi bëri e para lëshimin në pistën e Cortinas ku po zhvillohet edhe gara e fundit e këtyre lojërave Olimpike Dimërore për përfaqësuesen tonë.

Në këtë disiplinë Colturi arriti të regjistrojë kohën e shtatë më të shpejtë duke u kualifikuar për në lëshimin e dytë dhe final me pretendime të mëdha sa i përket vendeve të para. Disiplina e slalomit është edhe më e preferuara për Lara Colturin e cila deri më tani në Kupën e Botës ku ajo merr pjesë, ka regjistruar 4 podiume, dy vende të dyta dhe dy vende të treta, duke e future edhe në këtë garë olimpike, sportisten tonë mes pretendenteve për medalje. Lëshimi i dytë do të jetë në orën 13.30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB