“Korridori VIII përparësi strategjike”, Tajani në Tiranë: Italia do të mbështesë Shqipërinë drejt BE-së

18/02/2026 12:04

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, nga ministeriali i Korridorit VIII që u zhvillua në Tiranë, përcolli një mesazh të qartë mbështetjeje për integrimin europian të Shqipërisë.

Tajani theksoi se Shqipëria është një vend europian dhe se Italia do të bëjë maksimumin për ta ndihmuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas tij, Korridori VIII nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por një zgjedhje politike dhe pjesë e strategjisë italiane për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

“Jam dakord me ju se dhe për italianë korridori VIII nuk është vetëm zgjedhje teknike, është zgjedhje politike se kjo pjesë e strategjisë tonë për bashkimin e Ballkanit, është përparësi strategjike për qeverinë italiane, do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të bëheni pjesë e BE dhe jam i qartë për Ballkanin Perëndimor. Më 30 mars do të kemi një grup të miqve të Ballkanit për të afirmuar mbështetjen për bashkimin e rajonit.

Deklarata e përbashkët që do miratojmë, do të përçojë mesazh të fuqishëm, korridori 8 është përparësi e përbashkët strategjike për ekonomitë tona. Jemi të angazhuar për të hedhur hapa konkrete për realizimin e tij. Është kryesor për tregtinë, për Italinë tregtia është pak a shumë 40% e PBB sonë. Objektivi ynë është të rrisim eksportet, për këtë do punojmë fort Potenciali për aktivitet ekonomik mes Adriatikut dhe Ballkanit, është i jashtëzakonshëm.

Sot më shumë se kurrë, përfundimi i Korridorit VII është objektiv kyç sigurie, është instrument për të forcuar shtyllën europiane të NATO-s, nëse duam të jemi më të rëndësishëm, nëse duam të flasim me amerikanët në të njëjtin nivel na duhet të forcojmë shtyllën europiane të NATO-s”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB