“Jeta ime kishte kuptim, vetëm nëse populli im do të ishte i lirë”/ Kadri Veseli në Hagë: Drejtësia vonohet, por nuk mohohet

18/02/2026 14:55

Në Hagë po mbahet seanca përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së.

Pas Hashim Thaçit, fjalën e mori Kadri Veseli, i cili u shpreh se u kthye në Kosovë për liri dhe se drejtësia nuk do të mohohet.

“Akte të tilla terrori e kaluan frikën normale të popullit të thjeshtë. Terrori dhe masakrat filluan edhe në vendin tim, në Kosovë. Për mua jeta kishte kuptim vetëm nëse populli im do të përjetonte lirinë. Prandaj jam kthyer në Kosovë. Jo me urrejtje, por me bindje. Synimi im ishte i qartë. Kontribuova për lirinë e vendit tim, por nuk i bëra askujt padrejtësi.

Duke parë realitetin e sotëm që bota ka shumë nevojë për paqe, është shumë e qartë që ajo nuk arrihet lehtë.

Mbi të gjitha, ai që duhet të mbizotërojë prej saj është drejtësia dhe paanshmëria mbi të vërtetën. Qëndroj në këtë proces me bindje se e vërteta nuk ka arsye pse të ketë frikë nga drejtësia. Drejtësia mund të vonohet, por nuk mohohet kurrë. Kam jetuar me këtë bindje. Me siguri ju a them, unë e di kush jam. Ndërgjegjja ime është e pastër. Tani çdokush mund ta shohë atë.

Në vendimin tuaj do të mbizotërojë vetëm e vërteta, paanësia dhe ligji. Duke qenë se dje ishte Pavarësia e vendit tim. Urime Pavarësia. Ta gëzoni populli i Kosovës lirinë. Zoti ta bekojë Kosovën dhe popullin e saj”, tha Veseli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB