118 të arrestuara për prostitucion/ Vajzat nga Brazili dhe Kina e maskonin aktivitetin si turizëm, rekrutime në rrjetin Telegram
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor sa i përket dosjes “Sterilizimi”.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se vendimi do të shpallet më datë 4 mars, në orën 15:30.
Gjatë seancës, një prej të pandehurve, Sajmir Kadiu, ish-drejtor ekonomik, u shpreh: “Kam 3 vjet në masë ‘arresti në shtëpi’. Ka kaluar më shumë se 2 muaj nga dënimi që ka kërkuar prokurori. Kjo nuk është proporcionale, jam ankuar në Apel e në Gjykatën e Lartë dhe asgjë”.
Kujtojmë se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lexuar që në qershor të 2025-ës pretencën, ku ka kërkuar dënimin me nga 6.8 vite burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 3 vjet e 6 muaj burg për tre ish-zyrtarët: Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini.
Të pandehurve Serjanaj dhe Kadiu, nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u konvertohet në 2 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Mersinit në 4 vjet shërbim prove.
Për mjekun Arben Gjata, SPAK ka kërkuar që dënimi me 1 vit e 4 muaj burg t’i konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Po ashtu, edhe për Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi u kërkua nga 2 vjet shërbim prove.
Për çështjen e “Sterilizimit”, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme.
Top Channel