Ekskluzive/ Nga kampet e Sirisë në Turqi, përse Eva Dumani rrezikoi dënimin me burg Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë blu, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian.
Gjatë takimit, Berisha i shprehu eurodeputetit shqetësimet e opozitës për dosjen “Balluku” dhe AKSHI-t, si dhe nismën e Partisë Socialiste për ndalimin e pezullimit nga detyra të krerëve të shtetit.
“Amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian”-është shprehur Berisha.
Sipas kryetarit të PD, opozita e mbështet pa kushte procesin e itengrimit në BE, por “kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, i bazuar në meritë, dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria.”
Top Channel