Vështirësohet lundrimi në Durrës, forca detare arrin në 4 ballë, anijet e peshkimit kthehen në port
17/02/2026 10:43
Në Durrës forca detare ka arritur 4 ballë, ndërsa në det të hapur forca është rritur në 6-7 ballë, duke vështirësuar lundrimin për anijet e tonazhit të vogël dhe të mesëm.
Era e fortë nga veriu ka sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa anijet e peshkimit janë kthyer në port në orët e para të mëngjesit për shkak të kushteve të keqija të motit.
Nuk ka ende vendimmarrje për pezullimin e lundrimit për tragetet që nisen nga Durrësi drejt Barit të Italisë në orët e vona të natës, ndërkohë që parashikohet një rënie e forcës detare.
Përpunimi i anijeve po vijon normalisht dhe tragetet që vijnë nga Bari kanë mbërritur në Durrës sipas orarit të parashikuar.
Top Channel