Tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës mbi 34 mijë euro të padeklaruara, procedohet gruaja nga Burreli
Një 45-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kërcënoi me armë zjarri një person gjatë një sherri në rrugë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.K., banues në Xhafzotaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur të hënën në vendin e quajtur Kodra e Rrashbullit.
Njoftimi:
Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasin E. D., 38 vjeç, dhe e ka kanosur atë, me armë zjarri të dyshuar automatik.
Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 45-vjeçarit, bërthamën e predhës së një fisheku luftarak.
Vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel