Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke transportuar mbi 9 kilogramë kokainë të fshehur në një ndarje sekrete të ndërtuar në dyshemenë e automjetit të tij.
Operacioni u zhvillua nga policia rrugore pranë Orvieto gjatë një kontrolli rutinë në autostradë.
Sipas autoriteteve, dokumentet e drejtuesit dhe të mjetit rezultuan të rregullta, por sjellja e tij e tensionuar ngriti dyshime dhe nuk dha shpjegime bindëse, por më pas pranoi se poshtë sediljes ndodhej një hapësirë e fshehtë. Ndarja hapej përmes një sistemi të sofistikuar elektromekanik që aktivizohej nga një kombinim lëvizjesh në komandat e panelit të makinës.
Brenda hapësirës sekrete u gjetën tetë pako kokainë me peshë totale mbi 9 kilogramë. Me urdhër të Prokurorisë së Terni, i dyshuari u dërgua në burg, ndërsa automjeti dhe lënda narkotike u sekuestruan.
Çështja ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve paraprake dhe, sipas ligjit, personi konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Top Channel