Emisioni Fiks Fare sjell sot në një intervistë ekskluzive, një rrëfim të fortë njerëzor dhe plot emocione, Xhetan Ndregjonin, daja i Eva Dumanit.
Ai tregon sot për Fiks fare betejën 12-vjeçare për të shpëtuar mbesën e tij nga kampi famëkeq Al Hol në Siri.
Xhetan Ndregjoni ndan detaje tronditëse mbi mënyrën se si mbesa arriti të largohej nga i ashtuquajturi “kamp i ferrit”, si dhe dhimbjen e madhe të humbjes së gjyshes, e cila kishte shkuar atje për të shpëtuar nipin dhe mbesën, por ndërroi jetë në kushte të rënda.
Në këtë intervistë, Ndregjoni zbulon mes lotësh edhe mënyrat e rrezikshme të komunikimit me Evën, e cila fshihte telefonin nën tokë gjatë kohës kur ishte në kamp, për të mbajtur lidhje me familjen.
Një dëshmi e rrallë, sonte në Fiks Fare.
Top Channel