I gjithë territori i Qarkut Kukës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit, është përfshirë nga reshjet e dëborës.
Prani dëbore raportohet edhe në disa akse nacionale, si: Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Qafë Mali–Kujës, Kam–Bajram Curri dhe Tropojë–Valbonë.
Nga reshjet është përfshirë edhe Rruga e Kombit, në segmentin Fan–Kolsh, ku drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Në Valbonë dhe në Pllajën e Shishtavecit, trashësia e dëborës arrin deri në 25 cm.
Pa energji elektrike janë rreth 800 abonentë në Lagjen 1 të qytetit të Kukësit, si dhe në fshatrat Shoshan dhe Ragam, Njësia Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë.
Ndërkohë, subjekti kontraktor që mirëmban rrugët nacionale në Tropojë informon se, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në aksin rrugor Dushaj–Lekbibaj. Nga kompania “Florida” po punohet për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit në këtë segment rrugor.
Qarkullimi i mjeteve nuk është penguar.
Top Channel