Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem pjesë e manifestimit popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
17/02/2026 08:09
Kryeministri Rama ka urua Kosovën në 18 vjetorin e saj të pavarësisë.
Në një postim në Facebook kryeministri Rama ka ndarë foto nga vizita e tij e djeshme në Prishtinë ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani dhe me homologun e tij, Albin Kurti.
“Keqardhje që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritet me 4 pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kryeministri.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë
Top Channel