Tragjike/ Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë
Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutë, të dashurin e 18-vjeçares, Natalia Murati, e cila u plagos me armë zjarri në dhomën e hotelit “Gjuta” në zonën e Saukut në Tiranë.
Sipas vendimet të gjykatës është liruar Valdimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit si dhe nëna e tij, Mirvete Gjuta, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
I dashuri i 18-vjeçares akuzohet për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkohë në kërkim janë Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Gjykata vendosi:
Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për E. Gj., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara në nenet 300, 301 dhe 278, prg.1, të Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” për E. Gj., sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për V. Gj. (D.), i dyshuar për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara nga nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për V. Gj. (D.), sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.
Urdhërohet që V. Gj. (D.) të paraqitet çdo të hënë, ora 10:30, para shërbimeve të policisë gjyqësore, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i V. Gj. (D.) nëse nuk ekziston një masë tjetër sigurimi personal apo vendim penal me burgim të formës së prerë.
Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për M. R., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për M. R., sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.
Urdhërohet që M. R. të paraqitet çdo të hënë të parë të çdo muaji, ora 10:00, para shërbimeve të policisë gjyqësore, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i M. R., nëse nuk ekziston një masë tjetër sigurimi personal apo vendim penal me burgim të formës së prerë.
Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore.
Top Channel