Ndarja nga jeta e aktivistit amerikan Jesse Jackson, reagon Joe Biden: Një njeri i Zotit dhe i popullit

17/02/2026 18:06

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka bërë homazhe për udhëheqësin e njohur të të drejtave civile Jesse Jackson, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 84-vjeçare, duke e vlerësuar atë si një figurë që nuk kishte frikë nga puna për të shpëtuar shpirtin e kombit tonë.

Në një reagim publik, Biden tha se Jackson e ‘udhëhoqi SHBA përmes trazirave dhe triumfeve’ me optimizëm dhe me ‘një këmbëngulje të paepur për atë që është e drejtë dhe e ndershme’.

“Gjatë dekadave të miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, unë e kam njohur Jacksonin ashtu siç do ta kujtojë historia: një njeri i Zotit dhe i popullit. I vendosur dhe këmbëngulës. I patrembur përballë punës për të shëlbuar shpirtin e kombit tone”, shkroi Biden në një postim në platformën X.

Ai shtoi se, ndonëse vendi nuk e ka përmbushur kurrë plotësisht këtë premtim, Jackson “ia kushtoi jetën e tij për t’u siguruar që ne të mos e braktisim kurrë atë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB