Tragjike/ Ndërroi jetë pas një ataku kardiak, trupi i 51-vjeçarit kthehet në “ushqim” për tre qentë e tij
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi Kubën si një “shtet të dështuar” dhe i bëri thirrje Havanës të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, megjithëse hodhi poshtë mundësinë e një operacioni amerikan për të përmbysur qeverinë kubaneze.
“Kuba është një shtet i dështuar tani”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.
Në të njëjtën kohë, republikani shtoi se SHBA-të po flasin me Kubën “tani për tani”, duke shpjeguar se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka marrë përsipër bisedimet.
“Ata duhet të arrijnë patjetër një marrëveshje”, tha Trump.
“Do të shohim se si do të shkojë. Por ne dhe Kuba po flasim. Ndërkohë, ka një embargo, nuk ka naftë, nuk ka para”, vazhdoi ai.
Megjithatë, kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë mundësinë që SHBA-të të kryenin një operacion ushtarak në Kubë, të ngjashëm me atë që kryen në Venezuelë që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro, presidenti i SHBA-së komentoi: “Pse do t’i përgjigjesha kësaj? Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte një operacion shumë i vështirë, siç mund ta imagjinoni, por nuk mendoj se do të ishte e nevojshme.”
Kuba po përballet me mungesa të mëdha karburanti dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa administrata Trump shtrëngon embargon e vendosur prej dekadash ndaj vendit dhe u bën presion vendeve të tjera që të ndalojnë dërgimin e naftës në Havanë.
Duke iu referuar mungesave të karburantit, presidenti amerikan ka pranuar se ato përbëjnë një “kërcënim humanitar”.
Top Channel