Balona nga Bjellorusia mbyllin aeroportin e Vilniusit për 75 minuta, autoritetet lituaneze flasin për rrezik ndaj sigurisë ajrore
Policia e Kapitolit të SHBA-së arrestoi sot rreth mesditës një 18-vjeçar që po ecte drejt Kapitolit në Uashington, duke mbajtur me vete një pushkë të mbushur dhe sasi të konsiderueshme municioni.
Sipas autoriteteve, i riu u vu re teksa afrohej drejt ndërtesës dhe filloi të vraponte në drejtim të hyrjes perëndimore. Oficerët e ndaluan menjëherë dhe i kërkuan të hidhte armën, urdhër të cilit ai iu bind, duke u arrestuar në vend.
Policia bëri të ditur se 18-vjeçari mbante veshur një jelek ushtarak dhe kishte disa plumba me vete. Ai kishte parkuar një automjet tip Mercedes-Benz SUV në një bllok aty pranë, ku u gjetën edhe një helmetë dhe një maskë gazi.

The US Capitol Police say a man wearing a tactical vest jumped out of his vehicle and began RUNNING TOWARDS the Capitol Building while wielding a shotgun
He was then challenged by officers, who ordered him to the ground, and he was taken into custody.
— BLT21 (@BJORN987654321) February 17, 2026
Autoritetet theksuan se nuk ka shenja për një kërcënim më të gjerë apo persona të tjerë të përfshirë në incident. Motivi i veprimit mbetet i paqartë, ndërsa bëhet e ditur se i arrestuari nuk është banor i zonës.
Top Channel