Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

17/02/2026 12:48
Foto Ilustruese

Një 23-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme në Sukth të Durrësit, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë.

Blutë bëjnë me dije se shtetasja F. T., 23 vjeçe u dërgua në spitalin e Durrësit fillimisht, e më pas në QSUT pë të marrë mjekim të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.02.2026, është dërguar në spitalin e Durrësit, shtetasja F. T., 23 vjeçe, banuese në Sukth, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesë. Ajo u dërgua për mjekim të specializuar në QSUT, por pavarësisht ndihmës mjekësore humbi jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB