“Vuçiç ka makthin e tij”, Rama flet për median turke: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria Rreth 30 familje në fshatin Barbullojë, në Lezhë, vijojnë të kenë probleme me energjinë elektrike.
Ata thonë se transformatori nuk përballon furnizimin e plotë, por edhe atëherë kur vjen energjia, tensioni i ulët u ka dëmtuar pajisjet.
Banorët kërkojnë zëvendësimin e transformatorit dhe shtrimin e linjave të reja.
Top Channel kontaktoi OSHEE për këtë shqetësim të banorëve. Drejtori rajonal, Armand Zhuka, thotë se kjo është një zonë e re banimi, ku linjat në shtylla deri në banesa janë bërë privatisht nga vetë banorët.
Sipas tij, po kryhet një ndërhyrje emergjente për t’u ardhur në ndihmë familjeve, ndërsa për të gjithë zonën është hartuar një projekt për ndërtimin e rrjetit të ri dhe, për momentin, pritet vetëm miratimi nga OSHEE.
Top Channel