Goditja e radhës për Juventusin, Disiplina dënon drejtorin e klubit dhe Chiellinin, e pëson edhe… Igli Tare
Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, kryeministri Edi Rama u shpreh se është fatkeqësi që emri i AKSHI-t të njolloset.
Teksa vlerësoi punën e ish-drejtueses dhe gjithë institucionit, kreu i qeverisë tha “Më dhemb çdo goditje e padrejtë që i bëhet këtij institucioni”, ndërsa shtoi se në mjegull Shqipëria ka ujqër, dhelpra dhe minj.
“Ky është një moment për të qenë solidar, për t’u lutur të gjithë bashkë që drejtësia të jetë sa më e drejtë dhe për të qenë një skuadër që shkon në një drejtim. Ne duam që ky të bëhet një vend që njerëzit të vijnë, dhe jo të ikin. Pikëllohem kur dëgjoj histori njerëzish që kalojnë truama, kur dëgjoj që një nënë me fëmijën 3 muajsh pasi ka luftuar me kancerin, vendoset përpara dhëmbëve të një fytyre të verbër që është verbëria e brutalitetit që bën gjykimin. Linda e ka hapur derën e AKSHI-t, që kishte një numër përdoruesish që ishte disa mijëra, sot ka përdorues gjithë shqiptarët, përmes e-albania.
Është fatkeqësi që emri i AKSHi të njolloset por nga ana tjetër s’mund të themi që për shkak të gjithë transformimit dhe barrës që ju mbani AKSHI është i pahetueshëm. Për këtë s’mund ta pretendojmë dot. Sot flasim për AI, flasim për një model.
Çfarë nuk të vret vetëm të forcon. Në mjegull ju e dini sa ujqër, dhelpra, minj ka Shqipëria, por kjo s’do të thotë që ne të mos shohim që e nesërmja është sërish e jona dhe dielli do lindë përsëri. Erdha për t’ju thënë që sinqerisht dhe realisht jeni një nga gurët më të pazëvendësueshëm të shtetit shqiptar. Për të arsye duhet të ndiheni krenarë dhe përgjegjësi që shkon përtej individit.
Më dhemb çdo goditje e padrejtë që i bëhet këtij institucioni”, u shpreh Rama.
Top Channel