Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese
17/02/2026 17:45
Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një fenomen që ka çuditur dhe trembur banorët.
Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë e fortë uji. Për pasojë janë përmbytur biznese dhe disa banesa.
Siç raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, nga uji është përmbytur edhe rruga kryesore.
Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës dhe era e fortë dhe deti me dallge.
Top Channel