Reshje dëbore në Qarkun e Kukësit, probleme me energjinë elektrike dhe rënie inertesh në disa akse rrugore Denoncimet e deputetit të Lushnjës, demokratit Saimir Korreshi mbi gjendjen e spitalit kanë vazhduar edhe ditën e sotme.
Korreshi ka reaguar pas postimit të bërë nga MIA (Agjencia për Media dhe Informim) se pamjet e publikuara për spitalin nuk janë aktuale. Sipas deputetit opozitar denoncimi i tij është shoqëruar me pamje te tre ditëve më parë madje edhe sot është e njëjta gjendje. Sipas deputetit, “çfarë bie jashtë, futet brenda”, duke nënvizuar mungesën e standardeve minimale higjieno-sanitare dhe degradimin e përgjithshëm të godinës.
Korreshi ka sfiduar ministrin e financave Petrit Malaj dhe dy deputetet e PS së Lushnjës, Elton Korreshi dhe Kiduina Zaka të vijnë e të shohin nga afër gjendjen e spitalit.
Saimir Korreshi thekson se spitali ka 8 muaj qe nuk po rikonstruktohet dhe shërbimi i urgjencës është zhvendosur në godinën e maternitetit ku kushtet janë më skandaloze.
Sipas tij nuk funksionon eko dhe skaneri sepse pritet të nisin punimet.
Nga ana e spitalit të Lushnjës deri tani nuk ka reagime ndaj akuzave të deputetit të opozitës.
Top Channel