“Bashkë, jetë e mot”/ Presidenti Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë

17/02/2026 08:23

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Në një postim në Facebook Begaj shkruan: “Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë”.

Presidenti do mbajë edhe një fjalim gjatë ditës së sotme në parlamentin e Kosovës.

Postimi i plotë i Bajram Begajt:

Gëzuar Kosovë!

Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë,

me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!

Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë!

BASHKË, JETË E MOT!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB