Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

17/02/2026 13:19

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lezhë në orët e para të mëngjesit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Shërbimet e Policisë Rrugore, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar dhe kapur drejtuesin e automjetit, shtetasin I. M., 46 vjeç, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në kryqëzimin e Rrilës, ku drejtuesi i automjetit përplasi këmbësorin ende të paidentifikuar, i cili humbi jetën si pasojë e goditjes. Policia ka nisur verifikimet për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB