Dominimi në botën e krimit tregohet edhe nga armët e zjarrit që grupet kriminale zotërojnë.  Kohët e fundit po vërehet një trend në rritje e këtij fenomeni.

Ku vetëm në 2 muajt e parë të këtij viti policia ka sekuestruar 83 armë zjarri shumica pistoleta që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova.

Në javën e parë të shkurtit policia e Tiranës kreu dy operacione në këtë drejtim duke sekuestruar 17 pistoleta dhe 3 automatikë të cilat kishin ardhur nga Kosova me qëllim shitjen e tyre në Tiranë çka dëshmoi se trafiku i armëve nga Kosova tashmë është një linjë e konsoliduar.

Pas këqyrjes së armëve të sekuestruara nga ana e policisë rezultoi se pistoletat ishin imitim i markës Glock, çka shtyhu grupin hetimor të intensifikojë shkëmbimin e informacionin me palën kosovare për identifikimin e punishtes ku këto armë prodhoheshin.

Për këtë vepër penale vetëm gjatë këtij viti janë arrestuar 90 persona të cilët janë kapur duke disponuar, magazinuar apo transportuar armë pa leje. Ndërsa vitin që lamë pas policia e shtetit sekuestroi 690 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme si dhe vuri në pranga 780 persona nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB