Britania dëmshpërblen emigrantët e La Manshit për telefonat e konfiskuar, 6,600 paund për secilin
Një situatë Kaosi shpërtheu në një fluturim të Ryanair nga Madridi në Ibiza për shkak të një pasagjeri të dehur.
Fluturimi më 12 shkurt u vonua për dy orë pasi pasagjeri refuzoi t’u bindej udhëzimeve të ekuipazhit. Videoja e filmuar në aeroplan tregon burrin me sa duket të dehur duke u bërtitur pasagjerëve të tjerë, sipas Daily Mail.
Anëtarët e ekuipazhit u përpoqën më kot ta qetësonin pasagjerin i cili po godiste pjesë të kabinës.
“Ne po hipnim në aeroplan dhe e pamë tashmë të riun duke bërë skenë, duke folur me zë të lartë në telefon, duke bërtitur dhe të gjithë po e shikonin. Ai vazhdoi të përdorte telefonin e tij dhe pastaj ata e qortuan. Aeroplani duhej të ndalonte, asistentë të fluturimit iu afruan, ai hoqi rripin e sigurimit, derisa një pasagjer tjetër i tha mjaft më. Ishte kaotike”, tha një pasagjer në fluturim.
Tensioni ishte aq i madh sa policia spanjolle u thirr për ta larguar burrin nga aeroplani.
Top Channel