“Të tjerë gra e fëmijë në Siri”/ Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për të kthyer në shtëpi nipin e dytë

16/02/2026 16:26

Kthimi i Evës nga Siria në shtëpi, ka ngjallur shpresat e familjarëve të 22 grave e fëmijëve shqiptarë që raportohet se vijojnë të qëndrojnë atje nën ndikimin e ekstremizmit islamik.

Në një rrëfim në Shqipëria Live me Sidorela Gjonin, gjyshi i Alvin Berishës vogëlushit që u shpëtua nga kampi i ferrit në 2019, rikthehet me thirrjen ndaj shtetit për të ndihmuar në bashkimin me vajzën e tij.

“Kur mendojë që erdhi Eva, ishte një kënaqësi sikur erdhi fëmija im”, u shpreh ai.

Valbona u largua drejt Sirisë në dhjetor të vitit 2014 me Alvinin, për shkak të radikalizimit përmes internetit. Dyshohet se në respektim të rregullave të shtetit islamik ajo u rimartua dhe solli një jetë Benjaminin. Ymeri tregon bisedën e fundit me të bijën.

“Për herë të fundit kam folur në 2017, a diçka kështu. I kam humbur kontaktet”, tregon ai.

Gjatë diskutimit në studio u bë me dije nga myftiu Ylli Gurra është bërë e mundur zhvendosja e 17 fëmijë dhe 5 grave nga kampi Roxh dhe Al Hol në afërsi me shtetin turk dhe ky zhvillim lehtëson kushtet për riatdhësimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB