Sulm me bombë jashtë një stacioni policie në Pakistan, 2 të vrarë dhe 17 të plagosur
Të paktën 28 persona u vranë të dielën në një sulm me dron në një treg në Sudan, sipas organizatës joqeveritare Emergency Lawyers, e cila dokumenton luftën në vend.
Sulmi ndodhi ndërsa një turmë e madhe njerëzish, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, ishte mbledhur në tregun e zonës Al-Safiya, në komunitetin Sondari të kontrolluar nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (SDF).
“Mjete ajrore pa pilot bombarduan tregun, duke vrarë 28 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë”, tha OJQ-ja, pa specifikuar se cilës anë i përkisnin dronët.
Emergency Lawyers paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet pasi situata në terren vazhdon të jetë e paqëndrueshme.
Sipas raportimeve, që nga prilli i vitit 2023, dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë dhe të paktën 14 milionë janë zhvendosur brenda Sudanit dhe përtej kufijve të tij, duke krijuar atë që OKB-ja e ka përshkruar si “krizën më të keqe humanitare në botë”.
Top Channel