“Sa të jetë Marotta, Serie A do të jetë e manipuluar”/ Polemikat e Roberto Savianos, reagon presidenti zikaltër: Nuk e njoh kush është

16/02/2026 14:10

Pas konferencës së shkurtër për shtyp të Giuseppe Marotta-s, ku ai komentoi për çështjen Bastoni, presidenti i Interit nuk i shpëtoi as akuza-ve të ashpra të Roberto Saviano-s, i cili e akuzoi atë për “falsifikimin” e kampionatit italian.

Në një postim në Instagram, shkrimtari i njohur dhe tifoz i zjarrtë i Napolit, foli për një “kampionat fals” pas episodeve të diskutueshme në Derbit të Italisë, duke shtuar se derisa Marotta të ketë një rol të rëndësishëm në futbollin italian, do të ketë gjithmonë dyshime mbi ndershmërinë e kampionatit.

Shkrimtari shoqëroi postimin me një foto të Marottës dhe mbishkrimin: “Përderisa ky njeri të ketë një rol në futbollin italian, të gjithë do të kenë ndjesinë se kampionatet janë të manipuluara. Kampionati italian është i manipuluar sot, dhe edhe nëse Interi do ta fitonte, do të ishte i pavlerë”.

Saviano nuk e ka fshirë postimin dhe, në një mënyrë polemike, ka theksuar se ai dhe shumë të tjerë do të vazhdojnë të ngrenë zërin derisa Marotta të largohet nga pozita e tij në futbollin italian.

Marotta, duke u treguar i prerë, tha: “Nuk di kush është, nuk e di çfarë roli ka, dhe nuk dua t’i jap asnjë rëndësi. E gjithë kjo çështje është në duar të avokatëve tanë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB