Francesco Totti është gjithnjë e më pranë kthimit te Roma. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë ish kapiteni verdhekuq gjatë një eventi promovimi teksa foli edhe për mundësinë që ai të jetë sërish pjesë e klubit ku ai kaloi të gjithë karrierën e tij.

‘Rikthimi te Roma? Po flasim, mungon ende ndonjë detaj për t’u zgjidhur, por konfirmoj se po arsyetojmë. Të shohim se çfarë mund të bëhet. Por nuk ju them më shumë-tha Francesco Tottin.

Për Tottin, ky do të ishte një rikthim në bordin drejtues të Romës pas eksperiencës jo pozitive të nisur në 2017, pas tërheqjes së tij nga futbolli dhe që zgjati vetëm 2 vjet dhe shkak u bë fakti se Totti nuk kishte ndonjë rol real në vendimmarrje te Roma. Tani 49 vjeçari bëhet gati për jetën e tretë te Roma me shpresën që të rishkruajë një finale të denjë për historinë e dashurisë mes tij dhe klubit verdhekuq.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB