“Nuk është mister mendimi i Trump për ju”, Marco Rubio takon Viktor Orban në Budapest: Presidenti i përkushtuar për suksesin tuaj
Stillo Papadhima, shumë pak e njohin sot atë në Sarandë, bashkëmoshatarët e tij nuk janë më, miqtë e dikurshëm janë larguar prej kohësh nga kjo botë, por ai qëndron stoik si dëshmitari i fundit i një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit XIX, Luftës së Dytë Botërore.
Stillo Papadhima, sapo ka lënë pas një shekull jetë dhe ende ndjehet i fortë. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në qytetin bregdetar, i lindur jo shumë larg Sarandës ai ka parë çdo ndryshim që ka pësuar qyteti. Dikur nga ballkoni i tij shihte detin, sot deti i tij nuk duket më edhe pse ndodhet jo më shumë se 100 metra larg, ai nuk zbret dot për ta parë.
Stillo Papadhima, shumë pak e njohin sot atë në Sarandë, bashkëmoshatarët e tij nuk janë më, miqtë e dikurshëm janë larguar prej kohësh nga kjo botë, por ai qëndron stoik si dëshmitari i fundit i një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit XIX, Luftës së Dytë Botërore.
Stillo ishte vetëm 18 vjeç kur u kap nga gjermanët dhe u dërgua në një nga kampet më të mëdha të robërve të luftës në Gjermaninë naziste, Stalag VII A, Bavari i ndërtuar në fund të viteve 30 si burg për kundërshtarët politikë, por shumë shpejt u kthye në kamp robërish lufte. Në kulmin e tij kampi mbante mes 70 mijë dhe 130 mijë robërve, gjatë luftës aty kaluan mbi 200 mijë njerëz.
Më 29 prill 1945 tanke të divizionit të 14 amerikan shfaqen pranë kampit, rezistenca gjermane është minimale, rojet largohen pas një marrëveshje me forcat amerikane, të cilët kur hynë në kamp gjetën një “det” njerëzish, të rraskapitur dhe të uritur, por gjallë. Ata u çliruan, por nuk ishte vetëm këtu problemi, robërit ishin të uritur, shumë prej tyre kishin sëmundje dhe logjistika e riatdhesimit të mijëra robërve të kombësive të ndryshme ishte një sfidë e madhe.
Mes atyre turmave ishte dhe Stillo Papadhima bashkë me shumë bashkëkombës të tjerë. Falë ndërhyrjes së Ali Kuçit nga Kurveleshi, shqiptarët u identifikuan dhe u pajisën me dokumentet e nevojshme.
Të veshur me uniformat e Amerikane ata nisën kthimin e tyre në atdhe mes një Europe të plagosur nga lufta.
Më në fund ata u kthyen në Shqipëri dhe sot si një nga dëshmitarët e fundit të asaj kohe, rrëfimi i Stillo Papadhimës është unik, një pjesë e çmuar e memories historike shqiptare.
Pjesë nga biseda:
Auron Tare: Me origjinë nga je?
Stillo Papadhima: Nga Nivicë-Bubari këtu afër
Auron Tare: Si ishte jeta në atë kohë kur linde ti?
Stillo Papadhima: Babai më ka vdekur në 1930-ën dhe më la 5 vjeç, ishim 5 fëmijë, un i fundit. Më rriti mamaja dhe vëllezërit dhe motrat. Shkova 7 vjeç dhe shkova në shkollë, mbarova klasën e 5-të në 38-ën dhe pastaj merreshim me bujqësi.
Auron Tare: E mban mend kohën e Zogut?
Stillo Papadhima: Patjetër, u bë kryengritja që të rrëzonin Zogun, por nuk e rrëzuan dot në 37-tën, në 39-tën bënë zbarkimin këtu italianët.
Auron Tare: Pati shkëmbim zjarri, pati luftë?
Stillo Papadhima: Po si, lëvizja këtu filloi në 43-shin, e hapi Italia nga toka shqiptare dhe grekët thanë që na sulmoi Shqipëria.
Auron Tare: Bënë ndonjë gjë grekët kur erdhën?
Stillo Papadhima: Nuk bënë ndonjë gjë, u sollën shumë mirë, nuk bënë ndonjë gjë kush e di, ndonjë vrasje. Pastaj grekët dhe italianët bënë luftë në Borsh, atje u bë lufta e madhe, pastaj Italia kishte forcë të madhe, i vuri përpara dhe u fut në Greqi pastaj.
Tare: si u përfshive me partizanët?
Stillo Papadhima: Filloi lëvizja dhe filluan çetat partizane, shkonin në fshatra dhe bënin regjistrime dhe u zgjodha në brigadën e 6-të, në shkurt të 44-ës, në Kuq, isha 18 vjeç, na thanë që filloi lufta dhe të shkonte secili në fshatrat e veta, por unë dhe 2-3 vetë të tjerë në Borsh ramë në një pritë edhe na arrestuan gjermanët.
Auron Tare: E mban mënd këtë anije që u mbyt
Stillo Papadhima: Patjetër që e mbaj mend, babai im kishte një furrë bukë këtu në Sarandë, dhe italianët doni të kapnin Shqipërinë dhe erdhën benzinatat me ushtarë italianë këtu, e pritën atje poshtë dhe ai oficeri i Marinës shqiptare ishte nga Tropoja. Dhe doli atje dhe tha kam urdhër nga lartmadhëria shqiptare të mos zbarkoni në Shqipëri edhe bam gjuajti pushkë dhe u hap lufta me italianët dhe këta që ishin këtu dhe ikën italianët. Më pas erdhën me forca të tjera. Erdhi gjermani, të gjitha italianët që kapi i pushkatoi vetëm disa oficerë italianë që i kapi i mbajti dhe filloi pastaj, i shpërndanë nëpër fshatra. Mirëpo lëvizja nacional-çlirimtare kishte marrë hov të madh. U qëllua në Nivicë, u vra një oficer dhe 4 ushtarë gjermanë, për ata që u vranë, morën 4 niviciotë dhe i pushkatuan dhe gra e burra i grumbulluan dhe i çuan në varreza për poshtë fshatit dhe pjesën më të fortë i morën për të rregulluar rrugën nga Nivica për në Vlorë. Pastaj nisi lufta më gjermanët në Borsh, gjermani zuri nga bregdeti gjithë fshatrat, i grumbulloi dhe i futi në qosh në Shenvasil dhe i mbajti brenda. Më 23 qershor të 44-ës gjermani i nxori përjashta dhe tha Nivica dhe Shenvasili të dali përpara dhe zgjodhi 48 veta i mori dhe i pushkatoi. Neve të tjerët na grumbulloi dhe na çoi në Delvinë, 160 veta. Na mbajtën 8 ditë, pa bukë pa gjë. Nga Delvina na futën në 4 makina dhe na çuan në Janinë, diku ku e përdornin si burg ku gjetëm edhe në qytetet e tjera. Nga atje na çuan në Selanik. Aty u bë një seleksionim, disa të moshuar dhe djem të vegjël i liruan, neve të tjerëve na hipën në tren për Gjermani. Në fund të korrikut të 44-ës kemi arritur në kampin e Musburgut në Gjermani. Ai kamp kishte 360 mijë robër nga të gjitha shtetet dhe ishte kamp ku i merrnin dhe i pushkatonin. Por shpëtuam neve
Auron Tare: E mban mend jetën në kamp
Stillo Papadhima: Patjetër, ishim çdo ditë në punë, 60 gram bukë në ditë dhe një kokërr patate. Flinim në kazerma në kashtë dhe një batanije, kaq.
Auron Tare: Çfarë pune bënit?
Stillo Papadhima: Pastronim qytetin. Na çonin në fusha patatesh, se prodhonin shumë patate ata, hapnim kanalin, hidhnim patatet, kashtën dhe baltën në fund si punë frigoriferi. Ishim 160 shqiptarë, nga Vlora, Përmeti dhe nga shumë vende të tjera.
Tare: Po robërit nga ishin e mban mend?
Stillo Papadhima: Po kishte italianë, francezë, rus, polakë, nga të gjitha shtetet që ishin kundër Gjermanit. Aty kishte 360 mijë robër lufte, pastaj nga atje na çuan në Augsburg, qytet i madh bujqësor, atje na mbajtën shumë, deri në fund të 45-ës.
Auron Tare: Kryqi i Kuq iu dërgonte pako
Stillo Papadhima: Po na ndihmoi me pakot
Auron Tare: Po gjermanët i’ua linin pakot juve?
Stillo Papadhima: Po na i linin. Madje atje u bë një debat i madh se radhën na regjistruan me identitet mysliman apo katolik dhe u bë një debat i madh mes oficerëve grekë dhe amerikanë që nuk donin t’i jepnin myslimanëve pako dhe u ça ai debati dhe u bëmë si ti që ishe mysliman dhe unë që isha katolik dhe ato pakot na shpëtuan neve, kishte cigare, karota cigare me ato cigaret shpëtuam se i’ua jepnim gjermanëve dhe na jepnin ndonjë bukë fshehurazi
Auron Tare: Po ushtarët gjermanë si iu trajtonin
Stillo Papadhima: Të thash, 60 gram bukë pastaj 150 gramë bukë në 24 orë dhe një kokërr patate.
Top Channel