Zhgënjen Denni Xhepa në garimin e radhës në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina në disiplinën e slalomit në Skitë Alpine.

Skiatori 22 vjeçar, u skualifikua në këtë garë teksa nuk mundi të përfundojë performancën e tij në zbritjen e parë duke humbur kështu mundësinë që të marrë pjesë në zbritjen e dytë të kësaj gare. Për Denni Xhepën kjo ishte edhe gara e fundit e tij në këtë edicion të Lojërave Olimpike Dimërore.

Kujtojmë se Denni Xhepa e nisi konkurrimin e tij me garën e SuperG duke u renditur në vendin e 34 në këtë disiplinë për të vijuar me slalomin gjigant ku edhe këtë radhë u rendit në vendin e 34.

Delegacioni shqiptar e mbyll garimin e tij në Milano-Cortina, të mërkurën e 18 shkurtit me garën e slalomit për vajza ku do të shohim sërish në pistë Lara Colturin dhe semire Dauti, ndërkohë që do të bëjë debutimin e saj edhe Lisa Brunga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB