Fluks në pediatrinë e Vlorës/ Më shumë se 60 fëmijë vizitohen çdo ditë nga virozat, mjekët: Këtë vit u shtuan rastet
Egli Tako ishte e ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për karrierën, dashurinë dhe muzikën.
Ajo u ndal te projekti më i ri , ku tha se qëllimi është promovimi i talenteve të reja, ndërsa zbuloi se mund të marrin pjesë të gjitha grupmoshat, përfshirë dhe moshën e tretë.
“Jam ndjerë shumë-shumë mirë. ‘Yes Day’ ishte sfidë. Ishte hera ime e parë në moderim. Kisha shumë frikë, sidomos që kishte të bënte me fëmijë. Ia kemi dalë shumë mirë në grup bashkë. Jam ndjerë shumë në shtëpi, e respektuar. Mund të them se ishte sukses, për aq kohë sa e finalizuam bukur, sollëm mesazhe dhe transmetuar familjen.
Na pret një emision i këndshëm që ka të bëjë me talentet. Qëllimi është promovimi i talenteve, nuk lidhet domosdoshmërisht me muzikën. Mund të marrin pjesë të gjitha moshat, edhe mosha e tretë.
Më pëlqejnë të dyja, muzika dhe moderimi, nuk i ndaj dot. Edhe moderimi, artikulimi, gazetaria ka qenë po ashtu pasion, shkon 51 me 49% për muzikën”, u shpreh ajo.
Top Channel