“Kjo është një pengmarrje politike”/ Kërkesa për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli e njerëzve të pafajshëm

16/02/2026 13:33

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkesa për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së është një pengmarrjeje politike, e cila sipas tij konsiderohet varrosje për së gjalli e njerëzve të pafajshëm.

“Sot jemi këtu mund të themi fjalë sa të duam mes vetes, mund të përdorim të gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhës shqipe për të nxjerrë duftin të një prokurorie idiotësh.

Me ligjet e asaj Serbie 45 vite që do të thotë varrosje për se gjalli e njerëzve. Drejtësia ndërkombëtare e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre vazhdojnë të ndjekin me indiferencën më të madhe, përveçse për katër njerëz krejtësisht të pafajshëm, që ne sot të ngremë një pikëpyetje për veten tonë se çfarë mund të duhet të bëjmë.

Nuk e kam përgjigjen për këtë por jam i sigurt se duhet të bëjmë diçka më shumë për këtë sepse është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare, Europën, për perëndimin demokratik të cilin Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke e njohur Kosovën kalo testin, por nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli të katër njerëzve të pafajshëm duke lënduar popullin e Kosovës ky mbetet një problem i madh.

Kjo është pengmarrje për arsye politike, jo të perëndimit si e tërë, por e atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot, dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën çlirimtarë të një ushtrie që emrin e ka pasur ushtri por ka qenë mobilizim popullor ku ata të cilët janë trajtuar atje si komandantë të një force të rregullt kanë qenë udhëheqës shpirtërorë të këtij mobilizimi”, tha Rama.

Kryeministri Rama e mbajti fjalën e tij në promovimin e librit “Kur heshtja flet” foli për historinë e luftës së Kosovës.

Libri “Kur heshtja flet” është shkruar nga Prof. Dr. Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar me qartësi e thellësi mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB