Rama nis takimet në Kosovë, mbërrin në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të PS në Kryesinë e Kuvendit.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se pezullimi i zv/kryeministres Belinda Balluku ka penguar punën e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
“Unë dua të bëj anën tjetër të medaljes, në terma logjikë dhe politikë. U tha këtu nga Taulanti dhe nga Ulsi, por edhe e kam dëgjuar nga të tjerë që lanë një boshllëk. Mendoj se boshllëku është në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim, bazuar në frymën e Kushtetutës dhe bazuar në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë Europën, por në të gjithë planetin. Kur e them këtë, kam parasysh kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës së vetë.
Nuk është nevoja që të jetë çdo gjë e shkruar në gërmën e ligjit, kur në gërmën e frymës së Kushtetutës kanë të qarta orientimet për ata që jetojnë nën këtë Kushtetutë. Ato që e bëjnë skandaloz pezullimin nga një prokuror, nga një gjykatës, të një anëtari të qeverisë në një seancë paraprake, është fakti që pezullimi nuk cenon personin, i cili prezumohet se është një proces hetimi, por një institucion të tërë.
Të gjitha ato funksione që solli në vëmendjen tuaj kryetari i komisionit e ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për këtë ndryshim, janë presione që nuk ushtrohen dot. Në momentin kur pezullohet një ministër, pezullohet puna e një institucioni. Ajo Ministri nuk ka kapacitet të përfaqësojë asgjë në Këshillin e Ministrave, sepse nuk ka përfaqësues. Kaq duhet të mjaftonte për ta mbyllur këtë debat absurd. Ja që nuk ndodhi kjo. Nuk ekziston një rast i vetëm në Europë ku të jetë pezulluar një anëtar i qeverisë nga një prokuror ose gjykatës”, tha Rama.
Top Channel