“Të tjerë gra e fëmijë në Siri”/ Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për të kthyer në shtëpi nipin e dytë
Pas pothuajse një viti në kampin gjerman, forcat naziste kishin filluar kapitullimin dhe kampet e robërve të luftës po çliroheshin njëra pas tjetrës nga forcat amerikane, ashtu siç ndodhi edhe me kampin ku ishte internuar Stillo Papadhima.
Ai rrëfeu se si në një moment shqiptarët iu dhanë rrobat disa çifutëve që erdhën të kërkonin ndihmë dhe që po i ndiqte një gjeneral gjerman i Gestapos. Më tej Papadhima rrëfen të gjithë itinerarin që ai bashkë me vëllain e vet e 5 persona të tjerë ndoqën për të arritur më në fund në vendlindje.
Pjesë nga biseda:
Stillo Papadhima: Në atë kampin ku ishim ne, ishim në një kazermë dhe mbronim njëri tjetrin, përmetarët donin përmetarët për shembull. Në ato barakat që ishim ne, numri 163, ishim Nivicelë, Shenvasil, deri në Qeparo. 160 veta. Një ditë nuk na morën në punë dhe porta e barakës ishte e hapur. Shkojmë në një grup nja 15 veta te porta dhe sollën disa çifutë, i kishin vënë para 3 ushtarë gjermanë. Na tha në neve: ‘Duam ndihmë’. Futuni brenda iu thamë ne dhe çfarë bëmë. Niviciotë e ca ishim aty hoqëm kapele e rroba e ça kishin dhe i’ua dhanë atyre. Vjen ai oficeri gjerman i Gestapos me dy revole dhe me atë kryqin e shtrembër dhe tha: “Cu bënë ata?”. S’ka ardhur njeri i thamë neve, ata nuk i dalluan prej rrobave tona. Ata qëndruan nja 10 ditë dhe me ato ushqimet tona të pakta, kishim dhe një lidhje me një kuzhinier austriak, na ndihmoi dhe ai dhe i mbajtëm ata. Dhe ata u kënaqën shumë edhe kur u çliruam nuk i pamë më, u shpërndanë, po këtyre kryesorëve iu dhanë nga një shënim falënderimi, se unë kisha edhe vëllain tim aty 34 vjeç. Edhe ai i internuar me mua.
Auron Tare: Po kush iu çliroi, e mban mënd ditën që erdhën për t’iu çliruar?
Stillo Papadhima: Kapitulluan ata. Amerika, me të ardhur ata, na hoqën rrobat tona dhe na veshën rroba amerikane ushtarake dhe hanim aty ku hanin ushtarët amerikanë, atje dhe ne. Fjetjen e bënim në disa shtëpi me krevat të hekurt, një sipër një poshtë. Atje qëndruam gati 3-4 muaj, filluan rusët, një pjesë ikën, amerikanët po, çekët po. Mbetëm ne, ç’do bëjmë tani dhe thanë do zgjedhim 3 veta të shkojnë të darkojnë me komandantët amerikanë që drejtonin kampin edhe qytetin. U zgjodh vëllai im, u zgjodh një nga Lukova 40-vjeçar se dinte dhe anglishten ai se kishte qenë në Amerikë, Murat Visha nga Gjirokastra, i zgjodhëm këta dhe një nga Dropulli, 4 veta shkuan te komandanti. 162 veta shqiptarë. Na tha ai duhet të vijë komisioni nga Shqipëria se nuk keni komision këtu dhe ngelëm si peshku pa ujë. Pastaj u lidhëm me jugosllavët edhe shkuan prap këta të tre dhe thanë do vini pak nga pak me neve. Dhe ikëm ne nga kampi ku ishim në Austri, ikëm 10 e nga 10 me komandat jugosllave. Unë kam ardhur vet i shtatë. Nga Austria u futëm në Jugosllavi, na çuan në Zagreb, aty u bë një pritje e madhe për të gjitha, atje na mbajtën 6 ditë, na morën të dhënat, na dhanë nga një dokument, paso i thoshin ata, ajo ishte që kur shkoje në ndonjë klub, pije ndonjë kafe apo haje diçka, tregoje atë dhe nuk paguaje. Nga Zagrebi na hipën në dy makina dhe na çuan në Beograd. Ndaluam atje, te një çadër, kur shohim ne, flamurin shqiptar. Se nuk kishte konsullata atëherë, kishte atashe ushtarak ishte në Dhjovranit.
Auron Tare: E mban mend emrin?
Stillo Papadhima: Manol Konomi, shkuam te roja na tha ‘Nga vini iu mo?’. Nga internimi i thamë ne. ‘Po shqiptarë nga?’, i treguam ne nga Saranda e nga Përmeti. Hyni sipër tha, lamë ato plaçkat, na priti ai dhe na informoi që Shqipëria ishte demokratike dhe që ana e jugut ishte dëmtuar shumë nga gjermanët. Na hypën në tren na prunë në Strugë. U ulëm atje neve 7 veta. Shkuam atje dhe erdhi një oficer me 3 partizanë, ‘Nga vini?’, ai më i vjetri nga ne i tha ‘Vijmë nga Gjermania, jemi robër lufte’, ‘Nuk i erdhi keq gjermanit t’iu kish futur nga një plumb’, ai kështu. ‘ça bën kështu mo?’ i thamë, ‘Po ne jemi shqiptarë’. ‘Po nga jeni ju?’, nga Gjirokastra i thamë ne. Unë isha më i vogli, u bë debat i madh për rrobat të na hiqnin rrobat t’ia jepnin partizanëve. U çova unë i thashë ‘Nga je ti oficer?’, ç’të duhet ty me tha. ‘Më fal’ i thashë. Ndenji ca dhe më tha “Pa çohu pak ti mor djalë’ dhe më pyeti nga jam. Nga Saranda e Gjirokastrës i thashë. ‘Nga cili fshat?’ më tha, nga Nivica i thashë unë. Cfarë fisi je ti më tha mua, nga Papadhimaj, ‘Mos je i biri i Vathisë tha, i mëmës time e kishte, se unë kam ngrënë e kamp pirë tha në shtëpinë tuaj në kohën e luftës, po i thashë unë. ‘Mos e vritni mendjen tha se do iu ndihmoj unë’ tha. Na hipi në makina për dy orë shkuam në Tiranë. U paraqitëm në garnizonin ushtarak, 7 veta neve, na morën të dhënat edhe emrat e atyre të tjerëve që kishin mbetur në Gjermani. Edhe na thanë që të nisemi grupe grupe, na dhanë edhe 12 napolone, po na thanë nuk iu garantojmë dot se do shkoni në familjet tuaja se këto makinat janë ushtarake dhe veturat të shtetit. Dhe me manovrime me ato veturat erdhëm në Gjirokastër, por me vështirësi të madhe se rrugët ishin të prishura. Gjetëm neve Miho Xhanin, komandanti i qarkut të Gjirokastrës. E kishim edhe pak të afërt të fisit tonë, na priti shumë mirë dhe ai edhe tha nesër do iu dërgoj unë. Nesër hipëm në makina dhe erdhëm drejt nga Gjirokastra edhe kërcyem në Shirian, te ura në gusht të 45-ës, takimi në Krekëz, aty u takuam të gjithë edhe mbërritëm në shtëpi. Pas një viti na lajmëroi neve nga Tirana nga konsullata çeke të paraqiteni filan ditë në tiranë. Meqë ne i përkrahëm ata, na thirrën me emra dhe na dhanë si diçka simbolike, 500 dollarë dhe 25 mijë lekë.
Auron Tare: merr pension nga gjermania
Stillo Papadhima: Po
Auron Tare: Sa merr?
Stillo Papadhima: Aq sa na japin ata hahahahahahaha, plot.
Top Channel