Rama nis takimet në Kosovë, mbërrin në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani 16/02 11:39
Zbulohet data se kur do të mblidhet këshilli i Mandateve për imunitetin e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Burime nga Kryesia e Kuvendit i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se mbledhja e Këshillit të imunitetit për zv.kryeministren do të zhvillohet më datë 23 shkurt, ora 10:00.
Kujtojmë se pak më parë PS prezantoi nismën për ndryshimet ligjore.
Kujtojmë se më datë 28 janar ishte parashikuar mbledhja e Këshillit të Mandatave, por u shty për një datë tjetër të papërcaktuar në atë kohë.
Top Channel